|
|
| biografi............ | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Brunia Vip
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 14
Piket : 30
Reputacioni : 0
Ditlindja : 11/07/1990
Data e hyrjes : 25/07/2009
Age : 34 Location : Tirane Humor : BARCALETAT
| Titulli: biografi............ Tue Jul 28, 2009 9:37 pm | |
| Bota magjepse e letrave të Kapuscinskit "Gjeniu" na ka thënë lamtumirë, por personazhet që ai krijoi gjallojnë rreth nesh pashmangshmërisht Në nekrologjinë e publikuar menjëherë pas vdekjes nga "Washington Post", Ryszard Kapuscinski përkufizohet si një ndër "korrespondentët më të mëdhenj të luftë së brezit të tij". "Los Angeles Times" e përkufizoi si "gazetari më i madh polak, i cili falë mënyrës së të shkruarit arriti të bëhej i famshëm në të gjithë botën". Te "Guardian", regjisori Jonathan Miller risjell në mendjen e publikut "reportazhin e shkëlqyer" të Ryszard Kapuscinski nga oborri i diktatorit Haile Selassie. Britanikja "Daily Telegraph" e përshkruan si "korrespondenti më i njohur polak, një ndër dëshmitarët kryesorë të lindjes së trazuar të Botës së Tretë".
Të gjithë theksin e vënë te kurajoja e treguar nga Ryszard Kapuscinski në reportazhet e tij nga Afrika, Amerika Qendrore e Lindja e Mesme. Të gjithë e vlerësojnë si dëshmitarin e 27 grushtesh shteti e revolucionesh, se gjatë karrierës, për hir të profesionit, i ishte dashur të përballej me sëmundje të tmerrshme si malarja, tuberkulozi apo nga infeksioni në gjak. Të gjithë tregojnë se si arrinte të mbijetonte në ambientet më të vështira për të shkruar reportazhet e tij të mrekullueshme mbi varfërinë e shtypjen, ku asnjë gazetar tjetër nuk do të kishte pasur guximin të shkonte dhe se shpesh në të tilla udhëtime të rrezikshme i ishte dashur të përballej edhe me rreziqe të shumta për jetën.
John Updike e adhuronte si të ishte zot. Gabriel Garcia Marquez e përshkroi si "mjeshtri i vërtetë i gazetarisë". E megjithatë mbetet një fakt, i cili në të gjithë këta artikuj shkruar, lidhur me gazetarin e madh polak, nuk është nxjerrë në pah. Janë të shumtë ata që pranojnë se në librat e tij Ryszard Kapuscinski e kishte zakon të shkruante gjëra të sajuara.
Në të njëjtin artikull të publikuar në gazetën "New York Times", në të cili Ryszard Kapuscinski vlerësohej si "gjigand i gazetarisë botërore", anashkalohej me diplomaci raporti krejt i veçantë që e lidhte këtë mjeshtër të madh me të vërtetën. Në artikull shkruhej se shpesh reportazhet e tij "përshkoheshin nga nota të forta realizmi magjik" dhe se përdorte "alegoritë e metaforat për t‘u dhënë një sens ngjarjeve".
Adhuruesit e Ryszard Kapuscinski-t janë të bindur se cilido që lexon librat e tij mund ta kuptojë nga konteksti se jo gjithçka shkruan autori duhet marrë fjalë për fjalë. Është një tezë mjaft e guximshme, duke qenë se veprat e autorit e marrin forcën pikërisht nga historitë fantastike dhe në teori të vërteta, të mbledhura në vende ku pak prej nesh do të arrijnë ndonjëherë të shkojnë. Por në rast se Ryszard Kapuscinski gërsheton rregullisht atë që vëren (gazetaria) me atë që është fryt i fantazisë së tij (tregimi), ku mund ta gjejmë sigurinë për të kuptuar në ç‘pikë fillonte njëra dhe ku mbaronte tjetra? Duhet ta konsiderojmë gazetari produktin përfundimtar të Ryszard Kapuscinskit? Duhet të jemi zemërbutë me të, ndërkohë që ndëshkojmë Stephen Glass, gazetarin që "mashtroi" të përditshmen "The New Republic", i cili bëri diçka të ngjashme, por në shkallë më të madhe? Duhet ta konsiderojmë më të aftë polakun Ryszard Kapuscinski dhe të pranojmë se ishte më i zoti se Glass për të observuar, imagjinuar e përshkruar, ndërkohë që kishte dëshirën e mirë për të punuar si i dërguar në lokalitete ekzotike?
Autori dhe konteksti
Disa adhurues të Ryszard Kapuscinskit do të donin që të gjithë ne t‘ia vlerësonim librat si alegori të vendit të tij, Polonisë totalitare. Duke punuar për agjenci zyrtare shtypi, thonë, nuk kishte asnjë shans të shkruante të vërtetën mbi vendin e tij. Është kjo edhe arsyeja për të cilat përdori përvojat në Sudan, Etiopi, Angola, Salvador, Bolivi, Iran e Kili, për t‘i bërë të gjithë të kuptonin si jetohej në Poloni nën regjimin komunist. Dhe vërtet nuk ka asnjë problem: mjafton të mos quajmë gazetari atë që është thjesht raportim.
Në një artikull të publikuar në "Times Leterary Suplement" në vitin 2001, gazetari John Ryle përpilon një listë të tërë shembujsh të zotësisë së Kapuscinskit për të sajuar detaje. Në artikull nxirren në pah dhjetëra zbukurime, gabime e sajesa narrative. Ryle, përveç të tjerash, citon edhe një intervistë që Ryszard Kapuscinski dha për britaniken "Indipendent", gjatë së cilës polaku stigmatizonte teprimin me "zbukurimet" e "sajimet" me fjalët: "Gazetarët duhet t‘i thellojnë njohuritë e tyre antropologjike dhe kulturore dhe të shpjegojnë në mënyrë të hollësishme kontekstin në të cilin zhvillohen ngjarjet. Me pak fjalë, duhet të lexojnë". Është gjithnjë Ryle që e zë përsëri duke akuzuar korrespondentë të tjerë se i raportonin faktet në mënyrë shumë sipërfaqësore. Me pak fjalë, Ryszard Kapuscinski e vinte të gjithë theksin te korrektesa gazetareske, por nga ana e tij nuk e respektonte. Gjatë një intervistë të dhënë në vitin 1987, flet me tone mjaft përçmues për konvencionet gazetareske: "Ndonjëherë dëfrehem shumë duke lexuar kritikat që shkruhen mbi librat e mi. Më drejtojnë akuza të të gjitha llojeve: Kapuscinski nuk shkruan datat, nuk vendos emrin e ministrit, harron rendin kronologjik të ngjarjeve. Sigurisht, janë të gjitha gjëra që i shmang. Në rast se janë këto pyetjet të cilave u duhet dhënë përgjigje, mjafton të shkosh në bibliotekën e lagjes. Aty do gjesh padyshim gjithçka që duhet: gazetat e epokës, libra, fjalorë...".
Realizmi magjik
Ndërkohë që kanë vlerë pushteti dhe liria që merr mbi vete Ryszard Kapuscinski kur përshkruan ngjarje, vende apo njerëz të rëndësishëm, e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe në rast se një gazetar etiopian do të kishte shfrytëzuar një liri të tillë për të përshkruar revoltën "Solidarnosc", duke e veshur me nota të forta letrare për t‘i thënë regjimit në Adis Abeba të vërteta të bezdisshme. Mund të vlejë shumë si gjetje, por sigurisht që nuk është gazetari.
Sipas Ryle, nuk bëhet fjalë për t‘i ulur shkëlqimin punës së Ryszard Kapuscinskit dhe simpatinë që ka fituar te popujt e vendet që ka përshkruar. Por do të ishte e tepruar që artikujt e tij të shiheshin si "guida të realitetit", një shprehje e përsosur për të përkufizuar në mënyrë sintetike vetë gazetarinë.
Disa admirues të Kapuscinskit i justifikojnë teknikat e tij, pasi i japin mundësinë atij që i shkruan të arrijnë në të vërteta më madhore. Meghan O‘Rourke ka shkruar se kemi nevojë për një etiketë të re për të përkufizuar hibridin e krijuar nga Ryszard Kapuscinski dhe autorë të tjerë, si Truman Capote e Joseph Mitchell, librat e të cilëve janë në majë të murit që ndajnë letërsinë nga estetika.
Kjo ide për të përkufizuar këta autorë që kalërojnë mbi mure mund të më shkojë për shtat. Ajo që vazhdon të më krijojë bezdi, nga ana tjetër, është mendjemadhësia. Çdo artikull do të ishte shumë më i mirë në rast se gazetarit do t‘i lejohej të sajonte nga vetja.
Sfida e gazetarit të vërtetë dhe ajo e të dërguarit të vërtetë, është arritja e të njëjtit efekt që arrinin artikujt e Kapuscinskit, por pa qenë të zbukuruar me pluhurin xixëllues të realizmit magjik.
Pylli i reporterit
Alvaro Vargas LLosa
"The Washington post"
Ryszard Kapuscinski e quante "literaturë në këmbë" dhe në fakt brenda librave të tij gjendet shumë literaturë dhe goxha rrugë e përshkuar më këmbë. Por askush tjetër, madje as ai vetë, kurrë nuk arriti të gjente një term të përshtatshëm për të përkufizuar zhanrin letrar, i cili me shumë gjasa u shpik pikërisht nga ai. I pëlqente së tepërmi të thoshte se gazetari i parë i madh kishte qenë Herodoti. E megjithatë, vepra e tij nuk përkon në gjithë gjerësinë e saj me atë që dikush e quan - duke aluduar lidhur me stilin e Truman Capote, Joan Didion dhe Tom Wolfe - "New Journalism" (gazetaria e re). Është e vërtetë, Ryszard Kapuscinski përdori teknika letrare për të rrëfyer histori nga jeta e përditshme. Por atij, më shumë se historitë që rrëfente, i interesonte mënyra me të cilën e bënte një gjë të tillë.
Si do që ta përkufizojmë zhanrin e praktikuar nga reporteri i madh polak, askush tjetër nuk arriti t‘i afrohej nivelit të tij artistik. Ta përkufizosh si një kronist madhështor revolucionesh, mynxyrash, luftërash civile e rënie perandorish të gjysmës së fundit të shekullit në Afrikë, Azi e Amerikën Latine, është të thuash diçka që mund të vërehet me shumë lehtësi nga kushdo. Ryszard Kapuscinski ka bërë shumë më tepër se kaq.
Në një rast e përkufizoi punën e tij me një shprehje latine: silva rerum, pylli i gjërave. Metafora është më se e përshtatshme. Mënyra si rrëfeu rënien e Haile Selassie, perandorit të Etiopisë, përshkrimi i fundit të Shahut të Persisë, udhëtimi përmes një Bashkimi Sovjetik në fillin e shpërbërjes, nuk kanë brenda tyre as fillim e as fund të vërtetë. Ryszard Kapuscinski nuk përpiqej t‘i shfaqte në mënyrë shteruese ngjarjet që rrëfente. Atij i pëlqenin vetëm ato veçori që arrinte t‘i jetonte personalisht, apo ato që mësonte nga kush i ka jetuar personalisht. Duket sikur kërkon të thotë që askush nuk ka mundësinë të perceptojë deri në fund madhështinë e një ngjarjeje të madhe historike. Për të, dëshmia e shërbyesit që lante dyshemetë e pallatit të diktatorit Selassie, ku qeni duke injoruar praninë e perandorit linte çdo ditë me vendosmëri gjurmën e vet, ishte shumë më e rëndësishme se idetë abstrakte politike që plazmonin ngjarjet. Vizioni i tij për historinë ishte individualist dhe jo kolektivist, por jo për motive ideologjike: vetëm sepse ishte njerëzor. Duke përshkruar shumë pak detaje që arrinin të përshkonin dendësinë e pyllit të madh, Ryszard Kapuscinski duket sikur kërkon të thotë se ideologjitë abstrakte sakrifikojnë individët për hir të dizenjimeve kolektive, shkaktojnë vetëm vuajtje.
Të shohësh thellë brenda njerëzve
Kujtdo që e pyeste se lidhur me ç‘temë do të shkruante në të ardhmen, Ryszard Kapuscinski i përgjigjej se, sipas tij, "historia" më e rëndësishme e shekullit XXI do të ishte ajo e emigracionit. Dhe në njëfarë mënyre, në të gjitha librat e tij flitet gjatë lidhur me këtë temë: migrimi i një evropiani qendror të lindur në një qytet polak, i cili më pas u bë pjesë e Bjellorusisë; një i bardhë që jeton mes njerëzve të diskriminuar nga të tjerë të bardhë përpara tij; ajo e një mendjeje që kalon kufij të perceptuar si artificialë e brutalë; në fund atë të një shpirti të etur dhe të dëshpëruar që ndjen domosdoshmërinë për të eksploruar në shpirtrat e qenieve të tjera njerëzore, po aq të rëndomtë, në mënyrë që kështu të mund të mësonte diçka mbi gjendjen njerëzore. Besonim se këto mund t‘i bënte vetëm një shkrimtar, por ky polak i madh na mësoi se në këtë pikë mund të arrinte edhe një reporter, me kushtin e vetëm që t‘i vinte vetes detyrën për të parë më thellë në jetën e njerëzve që takonte.
Duhet t‘i jemi mirënjohës komunizmit polak: në rast se agjencia e shtypit për të cilën punonte nuk do t‘i kishte kërkuar reportazhe nga vendet e botës së tretë, të cilët Bashkimi Sovjetik po përpiqej t‘i tërhiqte në orbitën e tij, ka shumë të ngjarë që Ryszard Kapuscinski nuk do të kishte shkruar kurrë mbi disa abuzime të tmerrshme me pushtetin, madje nuk do të kishte pasur kurrë rast të thoshte fjalët: "Në rast se nuk e shtyjmë veten të përfshihemi në këndvështrime, perceptime e përshkrime të reja, kurrë nuk do të arrijmë të kuptojmë vërtet diçka nga kjo botë".
Si thuajse të gjithë gazetarët, Ryszard Kapuscinski nuk ishte shumë i prirur drejt mendimit abstrakt. Parapëlqente që të ishin rrëfimet ato që shpreheshin në emër të tij, që të mos përfshihej në analiza të gjata e të thelluara. Duke qenë se shihte me mosbesim çdo lloj formule politike, në shumë raste bënte komente negative mbi ide apo rryma politike që kanë rezultuar shumë pozitive në jetën e njerëzimit.
Por raporti i tij me historinë - i një njeriu që kishte kuptuar se ajo nuk mbahet në këmbë nga ligje shkencore - e shtyu të bënte atë nuk arrinte të bënte pjesa më e madhe e gazetarisë moderne, e cila është në kërkim vetëm të rezultateve të shpejta: kërkimin e së vërtetës. | |
| | | Brunia Vip
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 14
Piket : 30
Reputacioni : 0
Ditlindja : 11/07/1990
Data e hyrjes : 25/07/2009
Age : 34 Location : Tirane Humor : BARCALETAT
| Titulli: Re: biografi............ Tue Jul 28, 2009 9:37 pm | |
| Dinak, guximtar, ironik dhe shumë i zgjuar, Fatos Nano për 15 vjet ka qenë kryefajala e politikës shqiptare. Eshtë pothuajse e pamundur që një eveniment politik i rëndësishëm në vend të mos ketë brenda edhe emrin e tij. Reformoi PPSH e vjetër ish-komuniste dhe arriti që PSSH ta anëtarësonte edhe në Internacionalen Socialiste.
Me mënyrën e tij të drejtimit solli një frymë të re emancipimi në politikë, pavarësisht se rivalët aluduan se në 2003 ai manipuloi zgjedhjet në Kongres për t'u rivotuar kryetar. Arriti të ringrinte një parti që po shpërbëhej por më pas u akuza si shkaktari kryesor i ndarjes së saj. Imponues në politikë por edhe indiferent, të cilën ai e interpretonte si tolerancë. Pothuajse pjesa më e madhe e atyre që sot i ka kundër kanë ecur në politikë ose duke u zbuluar prej tij ose duke u mbështetetur. Fatos Nano me dritë-hijet e tij është i papërsëritshëm në politikën shqiptare. Si kryetar i një partie pjesë e së cilës është edhe ajo shtresë që mund të quhet konservative dhe fanatike e vlerave të vjetra, Nano arriti që në një moment të pamenduar nga askush, të prishte familjen e tij dhe të martohej me një zonjë shumë të re se veten duke shkaktuar një tërmet të vërtetë në mentalitetin e shqiptarëve. I akuzuar së fundmi për korrupsion, ryshfete apo edhe lidhje të dyshimta me një pjesë të asaj që jo vetëm Berisha e ka quajtur, mafia shqiptare, Nano gjithmonë është treguar indiferent dhe asnjëherë nuk i ka kthyer një përgjigjie përfundimtare. Hobi i tij, makinat udhëtimet por dhe kazinotë. Tashmë është bërë proverbiale imazhi i tij me një puro në buzë, një xhin tonik në dorë brenda një kazionoje. Për të mos thënë se edhe pak orë para Kongresit të fundit të PS ka hedhur zaret e tij të fatit në një kazino në Greqi. Ideja që Nano ka krijuar te njerëzit e thjeshtë, është e një njeri që s'humb asnjë çast për të shijuar jetën, punon pak, por që s'ja "ha qeni shkopin" për zgjuarsi. Largohej dhe kthehej fort si në PS ashtu edhe në qeveri dhe aktualisht janë të gjitha gjasat që Nano të kthehet në partinë e tij. Miqtë e tij thonë se: Fatosit nuk i pëlqen aspak qetësia. Ajo me të cilën Nano nuk guxonte të luante si të donte ishte faktori ndërkombëtar. Asnjëherë Nano nuk i tha jo SHBA edhe pse do t'i duhej të përballej me mërinë e europianëve.
HISTORIA Më 12 qershor të vitit 1991 kur Kongresi i PPSH ndëroi emrin e partisë dhe më pas votoi si kryetar të saj Fatos Nanon, gjithë salla shpërtheu në brohoritje dhe një pjesë e madhe e delegatëve veteranë u ngritën që të përqafonin liderin e ri të tyre. Ishte momenti kur partia e vjetër komuniste pushoi të egzistuari si e tillë dhe ish-komunistët u konvertuan në socialistë. Por ende ishin të njëjtët. Emra të vjetër të byrosë politike silleshin vërdallë kësaj partie e cila sapo kishte humbur pushtetin dhe vuante krizën e thellë të tranzicionit. Ky ishte momenti kur Fatos Nano morri drejtimin e kësaj partie të vjetër dhe të madhe në shpërbërje me shumë anëtarët që se kishin për gjë të shkyenin teserat dhe ktheheshin në djathtistë të etur. Vetë Nano vinte nga një e kaluar komuniste, instituti i studimeve marksiste-leniniste pranë PPSH.
BURGOSJA Vitet e para në krye të PS për Nanon ishin shumë të vrullshme. Sapo kishte nisur që e djathta të qeveriste vendin dhe socialistët të cilët humbën thellë zgjedhjet me mars të 1992 arritën të rikuperonin duke fituar zgjedhjet për pushtetin vendor vetëm pak muaj më vonë. Por shijimi i suksesit ishte i përkohshëm sepse kryetarit të ri të PSSH ju desh që të përballej me një sulm politik dhe ligjor nga ana e mazhorancës qeverisëse. Akuzohej për abuzime me ndihmat e operacionit Pelikan, çështja u quajt "Levante&Co" dhe u përmendën me miliona të humbura. Hetimet nisën në të dyja anët e kufirit dhe akuzat për korrupsion u përsëritën aq shpesh sa ajo që do ndodhte më pas u bë shumë e qartë. Nano do arrestohej. Opozita e quajti goditje politike, ndërsa vetë kryetari i PS ishte duke u përgatitur si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht. Nisi të qëndronte i mbyllur në shtëpi në errësirë në mënyrë që të mësohej me ambjentin e burgut. Në këtë mënyrë do të kalonte plot 4 vjet, në mes të hekurave, mureve dhe gardianëve. Për qeverinë ishte i burgosur për vjedhje për njerëzit jashtë, i burgosur politik. Lirinë e fitoi në pranverën e 1997 kur burgjet u shpërthyen dhe Nano i mbrojtur nga disa të burgosur e më pas i shoqëruar nga njerëzit e tij besnikë u kthye në shtëpi. Pak muaj më vonë do të bëhej kryeministër i vendit, si dhe do të fitonte pafajësinë duke marrë edhe shpërblimet për vitet e burgut.
REFORMIMI Askush nga ata që qëndronin të lirë dhe që morrën përsipër drejtimin e PS nuk e gjetën dot forcën për të reformuar dhe mbajtur në këmbë këtë forcë politike. Ndërkohë Nano po kthehej në një mit për socialistët dhe ata që ushqenin ndjenja anti-Berishës. Numri i tyre sa vinte dhe shtohej po ashtu edhe reagimi i pushtetit. Nga qelitë e Bënçës, Nano nis reformimin e partisë. Me shumë sakrifica, fizike, shpirtërore dhe familjare, kryetari i PSSH nuk e lëshoi veten por me anë të asaj që u quajt mocion ai arriti të shkaktonte një tërmet në Partinë Socialiste. Në atë kohë në PS u afruan emra të rinj, mes të cilëve edhe Rexhep Meidani i cili i kujtohet të gjithëve se u mbështet nga Nano dhe u propozua pikërisht prej këtij të fundit si President i vendit.
FAMILJA Ata që kanë qëndruar pranë familjes së Nanos gjatë kohës që ai ishte i burgosur, e dinë se sa e vështirë ka qenë për ta ajo periudhë. Rexhina, ish-bashkëshortja e Nanos u kthye edhe në një lidhje e pazvendësueshme mes PS dhe Nanos në burg. Ajo periudhë ka qenë një kohë e vështirë sakrificash dhe askush në Partinë Socialiste nuk ka vuajtur më shumë se sa ish-kryetari i saj. Nano edhe pse në burg, mundi të nisë dhe të nxisë një reformë të thellë në Partinë Socialiste, e cila bëri që më pas kjo parti ish-komuniste të arrinte të bëhej pjesë e Internacionales Socialiste. Ndryshimi më vonë preku edhe familjen e tij. Në mënyrë të paimagjinueshme për shumë politikanë të tjerë Nano deklaroi divorcin nga gruaja e tij Rexhina. "Kur një marrdhënie përfundon. Unë i them fund", tha Nano, i cili më pas bëri publike edhe lidhjen e tij të re. Xhoana Nano, me të cilën ai më pas vuri kurorë në kishën ortodokse të Tiranës nga vetë kryepeshkopi Janullatus u kthye në një pjesë të rëndësishme të imazhit të Nanos, tashmë kryeministër i vendit.
MARRDHËNIET Marrdhëniet mes tij dhe pjesës tjetër të drejtuesve të PS nuk kanë qenë asnjëherë të qeta. Ilir Meta një nga më të rinjtë në moshë në PS, ishte një nga kundërshtarët e tij më të fortë brenda partisë. Linja e rivalitetit u ruajt deri në momentin kur Meta u largua nga PS dhe krijoi LSI-në. Ata që dikur i kishte miq më pas ju kthyen në armiq dhe rivalë. I pari ishte Pandeli Majko, i cili gjatë kohës së mocionit në PS qëndronte në krah të Nanos por pasi ishte vetë Nano që e propozoi për kryeministër, Majko ju vu kundër duke dashur edhe të bëhet kryetar i PS. Rasti më i freskët është Edi Rama. Kryebashkiaku mund të thuhet se ishte një zbulim i Nanos. Të dy u përballën gjatë një debati intelektualësh dhe Nano e ftoi Ramën të bëhej pjesë e qeverisjes si ministër i Kulturës. Rëndom në PS thuhet se "nuk mban njeri Nano, vjen një moment që edhe ata që i ka më të afërt i hedh".
KURTHI I NGRITUR VETË Nano sot mund të ishte president nderi i PS, apo drejtuesi i forumit të kryetarëve të PS. Ky ishte ndryshimi që do t'i bëhej statutit të PS në bazë të paketës që u paraqit në Kongres. Por skema e Nanos dhe mbështetësve të tij për të rrëzuar këtë paketë solli edhe një bumerang. Ajo la pa gjë edhe vetë Nanon, i cili tani përveç faktit se i zunë vendin si kryetar i PS nuk ka më as privilegjin e presidentit të nderit të kësaj partie. | |
| | | Brunia Vip
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 14
Piket : 30
Reputacioni : 0
Ditlindja : 11/07/1990
Data e hyrjes : 25/07/2009
Age : 34 Location : Tirane Humor : BARCALETAT
| Titulli: Re: biografi............ Tue Jul 28, 2009 9:38 pm | |
| Josip Broz, i njohur si Tito, u lind në Kumrovec të Kroacisë në vitin 1892. Mareshal dhe burrë shteti, ai ishte sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Jugosllave, që nga viti 1936.
Tito organizoi rezistencën kundër pushtuesit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është njohur nga të gjithë aletaët si shef i rezistencës.Pasi u bë shef i qeverisë, pas shpalljes së Republikës në vitin 1945,ai i prishi marrëdhëniet me Stalinin dhe në vitin 1948 u cilësua si një nga liderë e neutralizmit. E megjithatë në brendësi ai u mbështet në modelin sovjetik për të hedhur bazat e një socializmi autogjestionues.
President i Republikës në vitin 1953, shef karizmatik dhe autoritar, Tito arriti të mbajë nën drejtimin e tij një Jugosllavi të përbërë nga pjesë të ndryshme .
Bashkëpunimi/Gjatë Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia u mbështet shpesh nga forcat aleate perëndimore Tito, njeriu që drejtoi luftën e Beogradit Josip Broz ishte i pari që bëri një thirrje publike për rezistencë me armë kundër Gjermanisë Në vitin 1939 kufijtë e Jugosllavisë ndodheshin nën një presion mjaft të lartë: Gjermania kishte përfunduar pushtimin e Austrisë dhe të Çekosllovakisë, ndërkohë që Italia pushton Shqipërinë. Pavarësisht politikës së jashtme të Qeverisë jugosllave, të ndërtuar në marrëdhënie formalisht miqësore me qeveritë e vendeve pushtuese, Jugosllavia, e cila kishte pjesën më të madhe të kufijve me vendet fashiste apo filofashiste, dukej mjaft e shqetësuar për rrezikun që i kanosej pavarësisë së mbretërisë. Për të garantuar paprekshëmërin ë e kufijve, Këshilli i Kurorës dhe Qeveria aprovuan projektin e pranimit të Paktit Tripalësh (Gjermani-Itali-Japoni). Ishte kjo e vetmja mënyrë për të ruajtur integritetin e Mbretërisë jugosllave. Kur pranimi i një Paktit Tripalësh u firmos më 25 mars, shkaktoi shumë kundërshtime në popull, që u shoqëruan edhe me manifestime spontane në Serbi, po atë natë, dhe në pjesën tjetër të Jugosllavisë, të nesërmen. Partia Komuniste Jugosllave drejtoi dhe organizoi në Serbi kontenstimin që arriti kulmin me një manifestim të madh që u zhvillua më 27 mars në Beograd ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Por kjo pakënaqësi e madhe nuk qe e lidhur vetëm me pranimin e paktit: vetëm në fund të vitit 1938 partitë opozitare serbe (mazhornaca përfaqësohej nga kroatët në atë periudhë) arritën një marrëveshje për të kundërshtuar qëndrimin filonazist të qeverisë. Duke përfituar nga protesta dhe duke mbledhur interesat politike të forcave në vend, gjenerali Dushan Simoviç organizoi një grusht shteti natën e 27 marsit. Qeveria e re e u formua nga vetë gjenerali, nga Macek (lider i Partisë Fshatare Kroate) dhe nga Jovanoviç (lider i Partisë Fshatare Serbe). Grushti i Shtetit dhe bindjet e hapura antigjermane krijuan provokim përballë nazifashistëve, të cilët reaguan me shpejtësi: në kuadrin e 10 ditëve, Hitleri së bashku me aletaët e tij përgatiti pushtimin e mbretërisë (planet për të cilën ishin gati prej kohësh). Më 6 prill 56 divizione nazifashiste sulmuan Jugosllavinë nga të gjithë kufijtë e saj, ndërkohë që Beogradi përjetoi një nga bombardimet më të fuqishme naziste të konfliktit të dytë botëror. Italianët pushtuan Dalmacinë dhe Lubianën, forcat bullgare sulmuan dhe morën gati gjysmën e Maqedonisë, hungarezët pushtuan pjesën qendrore të vendit, ndërkohë që divizionet e koracuara gjermane u futën në gjithë pjesën tjetër të Jugosllavisë. (Serbi, Kroaci dhe Bosnjë). Vetëm 11 ditë pas pushtimit, më 17 prill, Komanda e Lartë Jugosllave firmosi dorëzimin me kusht dhe pushoi çdo rezistencë, ndërkohë që Qeveria dhe Mbreti i ri 18-vjeçar u larguan në Londër. Organizimi Komunistët, në mbrojtje të vendit Në vitin 1920 Josip Broz u bë një nga anëtarët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Në atë periudhë ndikimi i tyre në jetën politike të vendit ishte i vogël. Në vitin 1934 ai ishte një nga anëtarët e Zyrës Politike të Komitetit Qendror të Partisë. Që nga ajo periudhë mor emrin partiak Tito. Gjatë dimrit të vitit 1942, pasi Jugosllavia ishte pushtuar, në vitin 1941, në krye të forcave komuniste, që ishin të parat që organizuan rezistencën në vend, Josip Broz Tito bëri një thirrje publike për rezistencë me armë kundër Gjermanisë. Ai u bë kryekomandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave (Narodnooslobodilačka vojska/armija). Partizanët e NLA-së nisën një fushatë guerile të shpërndarë në të gjithë vendin dhe arritën të çlironin territore të caktuara në, ku organizuan popullin dhe vepruan si qeveri civile. Tito ishte një lider i spikatur i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Jugosllavisë, që u mblodh në Bihak në vitin 1942 dhe në Jajcë në 1943 dhe vendosi bazat për organzimin e vendit pas luftës, duke krijuar edhe federatën. Më 4 dhjetor të vitit 1943 gjatë pushtimit gjerman të Jugosllavisë, në Luftën e Dytë Botërore, lideri i rezistencës, mareshal Tito shpalli Qeverinë Provizore Demokratike Jugosllave. Gjatë Luftës së Dytë Botërore veprimtaritë e Titos u mbështetën shpesh nga forcat aleate perëndimore. Forca Ajrore Ballkanike u krijua në qershor të vitit 1944 për të kontrolluar operacionet që ishin të drejtuara kryesisht në mbrojtje të forcave të Titos. Pavarësisht lidhjeve të tij të ngushta me Stalinin, ai shpesh grindej me oficerët e shtafit britanik dhe amerikan të atashuar në Shtabin e tij të Përgjithshëm. | |
| | | Brunia Vip
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 14
Piket : 30
Reputacioni : 0
Ditlindja : 11/07/1990
Data e hyrjes : 25/07/2009
Age : 34 Location : Tirane Humor : BARCALETAT
| Titulli: bill gates........ Tue Jul 28, 2009 9:38 pm | |
| Bashke themeluesi i Microsoftit. William H. Gates ka Lindur me 28 Tetor 1955 ne Seattle, Washington. I bobet, i turpshem dhe i ngathet, nje adoleshence e ndryshme nga ajo e arritjeve te shkelqyeshme te prinderve te tij. Babai i tij, trupmadh, rreth 6'6'' i gjate, ishte nje avokat teper premtues dhe i njohur ne Seattle, ndersa mamaja e tij ishte pjesmarrese e nje organizate bamirese dhe drejtonte organizaten United Way. Ndersa ai tregonte nje talent te shkelqyer ne matematike dhe logjistike, Billi i ri, ne moshen e tij femijerore, nuk mund tja kishte idene e te qenurit nje lider natyral, qe do te behej nje bilioner ne te ardhmen dhe do te ishte ne krye te biznesmeneve me te njohur ne Amerike. Lindur me 1955, Gates ndoqi ne fillim nje shkolle publike, dhe me pas ne moshen 12 vjecare kaloi ne shkollen private Lakeside School. Nr vitet ne vazhdim, Gate shkroi programin e tij te pare ne kompjuter, ne nje kohe kur kompjuterat ishin ne permasat e nje dhome, dhe perdoreshin nga shkenctaret me bluze te bardha. Ne vitet ne vazhdim, ai dhe shoku i tij Paul Allen shkruajten nje program planifikues per shkollen ne te cilen fare rastesisht i bashkoi te dy gjenite ne te njejten klase me vajzat me te bukura te shkolles. Akoma ne shkolle te mesme, Gates dhe Allen themeluan nje kompani te quajtur Traf-O-Data, qe analizonte trafikun e te dhenave te qytetit. Gates u vendos ne Harvard University duke patur si qellim te behej nje avokat i shquar si i jati. Akoma nje djale i turpshem dhe i ngathet, shume rradhe shkonte neper mbremje, deri ne momentin qe u njoh me mikun e tij Steve Ballmer, te cilin ai me vone do ta emeronte president te Microsoftit. Nje dite ne Dhjetor te 1974, Allen, qe punonte tek Honeywell jashte Bostonit, i tregoi Gates nje Mekanizem Popullor qe mbulonte vecorite e nje Altair 8800, nje kompjuter prej $397 nga M.I.T.S. te cilen pothuajse cdo person qe kishte hobi dhe deshire mund tja arrinte ta bente. E vetmja gje qe mungonte ne ate kompjuter, pervec tastieres dhe monitorit, ishte programi funksionant (software). Gates dhe Allen kontaktoi me qendren e M.I.T.S. dhe u tha atyre se mund tju siguronin nje version BASIC per Altair. Mbas nje demonstrimi te suksesshem ne zyrat e kompanise Albuquerque, M.I.T.S. lidhi nje kontrate me Gates dhe Allen per gjuhe programimi. Cifti i miqve u zhvendos ne New Mexico dhe filloi Micro-soft (me pas ata e hoqen vizen ndarese, duke e quajtur Microsoft). Meqenese kompania e pare prej 5 klientesh pesoi nje falimentim, kompania me gjithe perpjekjet e saj, u zhvendos ne Seattle me 1979. Ne vitet ne vazhdim, IBM i kerkoi Bill Gates qe ti siguronte nje sistem operimi per kompjuterat e saj te pare. Gates bleu nje sistem te quajtur QDOS (Sistem Operativ i Shpejte dhe i Piste) per $50,000 nga nje kompani tjeter, dhe i ndryshoi emrin ne MS-DOS, dhe ja licensoi ate kompanise IBM. PC IBM ishin nje stuhi e vertete ne fushen e marketingut, kur u be prezantimi i pare i tyre ne 1981, dhe te ardhurat nga licensa kontribuan ne vazhdimin e projektit Microsoft, duke i siguruar kompanise mbijetesen per vitet ne vazhdim. Microsoft vazhdoi te perqendrohej ne marketingun e programeve, duke shtuar aplikime teper te kerkuara konsumatoresh si Microsoft Word dhe Microsoft Excel. Nepermjet Gates, Microsoft arriti te kete ne perdorim arkivin e fotove Bettmann te kompanise Corbis, duke fituar te drejten e shperndarjes elektronike. Ne 1986, kur kompani u be publike, Gates u be nje bilioner ne moshen 31 vjec. Ne vitet ne vazhdim, kompania, prezantoi versionin e pare te saj Windows, dhe ne vitin 1993 u shiten rreth 1 milion kopje te tij brenda 1 muaji. Kur Windows 95, u prezantua ne 1995m 7 milion kopje u shiten vetem ne 6 muajt e pare. Microsoft u be kaq popullore si kompani saqe Departamenti i Drejtesise ne SHBA ndermori nje seri te gjate investigimesh mbi te, duke iu bere kundershtaret e vetme ne nje fushebeteje te saponisur. Ne 1995, Gates ne menyre dramatike ndryshoi drejtimin e kompanise se tij dhe iu perkushtua internetit. Ndersa disa nga perpjekjet e tij, perfshire ketu dhe Microsoft Network dhe arritjen e tij te quajtur Web “shows,” tronditi, dhe fitoi terren kundrejt shfletuesit Netscape me shfletuesin e tij shume shpejt te popullarizuar Internet Explorer. Ne kete kohe, Gates ndertoi nje vitrine teknologjike prej 40,000 metra katror ne Lake Washington dhe ne 1994, u martua me Melinda French, nje drejtuese marketingu ne Microsoft. Ne te njejten kohe, Gates i rriti bamiresite e tij duke dhene: Shumen e fituar prej $1 billion gjate 20 vjeteve per te themeluar projektin "Gates Millennium Scholarship Program", qe do te suportonte nje grup te vogel studentesh premtues nga kolegjet dhe nga disa shkolla te tjera te mesme; dhe $750 million per pese vjet ia dha Global Alliance per "Vaksina dhe Imunizime", e cila perfshinte dhe Organizaten Boterore te Shendetesise, Fondacionin Rockefeller, Unicef, kompani farmaceutike, dhe Banken Boterore. Ne Nentor te 1999, Gjykata e Rrethit ne U.S. leshoi nje vendim primar qe programuesja gjigande Microsoft ishte nje monopol, duke paraqitur probleme serioze per Bill Gates dhe korporaten Microsoft. Shume shpjet mbas vendimit, Gates kaloi ne pozicionin e CEO ne Microsoft dhe mori rolin e kryetarit dhe arkitektit te programeve. Sipas vendimit te vitit 1999, Microsoftit ju kerkua te leshonte kodin funksionant te Windows 2000 ne duart e prodhuesve te tjere. Ne Prill te vitit 2000, Departamenti i Drejtesise propozoi qe Microsoft duhet te ndahet ne dy kompani. Njera prej tyre do te vazhdoje te merret me zhvillimin e programeve te tilla si Microsoft Office dhe Internet Explorer, ndersa tjetra duhet te perqendroje vemendjen ne sistemin e operimit Windows (i cili perdoret ne me shume se 85% te kompjuterave ne bote). Gates konsistoi ne menyre te vazhdueshme se nuk do te ishte efikase ndarja e sistemit te operimit Windows nga aplikimet e tjera te Microsoftit, pasi ato jane pjese e pandare e njera tjetres. Nuk ndodhi nje kufizim i menjehereshem ne kompani, por ne Korrik te 2001, nje vendim gjykate federale mbivleresoji udherin e gjykates se rrethit, per ndarjen e Microsoft. Me nje raportim pasurie prej $54 billion, Gates u rendit ne vendin e pare ne revisten 2001 Forbesnga 400 te pasurit me te medhenj en Amerike, edhe pse ai humbi rreth $9 billion nga viti i meparshem. Bashke themeluesi i tij, Allen, ishte i treti ne renditje. Ne Gusht te 1999, ai dhuroi rreth $6 billion fondacionit te tij te bamiresise, trashigimia me e madhe e patur deri me sot nga nje person i vetem. Gates dhe gruaja e tij, Melinda kane tre femije; vajzen, Jennifer, lindur me 1996; djalin, Rory, lindur 1999; vajzen, Phoebe, lindur me 2002. | |
| | | Brunia Vip
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 14
Piket : 30
Reputacioni : 0
Ditlindja : 11/07/1990
Data e hyrjes : 25/07/2009
Age : 34 Location : Tirane Humor : BARCALETAT
| Titulli: doktor rrumpalla Tue Jul 28, 2009 9:39 pm | |
| Karriera politike 1990: Një nga intelektualët e parë të lëvizjes pluraliste në Shqipëri 1991: Zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike 9 prill 1992: Zgjidhet President i Republikës 3 shkurt 1997: President i Republikës 1991: Deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit 1997: Rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë A e mbani mend Sali Berishën në gusht të vitit 1997? Pasi la Presidencën i dorëhequr, me një vend të shkatërruar, me një shtet pa shtet, u fut në godinën e Partisë Demokratike. U fut në një parti që ngjante me një anije që fuste ujë nga të katër anët. I braktisur po ashtu nga të gjithë. Nga pasagjerët po se po, por edhe nga marinarët, një pjesë e të cilëve përherë ia kishin parë hajrin përfitimeve, por edhe nga pjesa e dytë që i kishte qëndruar besnikë. Thjesht, Berisha ishte kthyer në një hi politik. Por, kaluan vetëm tetë vjet dhe ky burrë tejet energjik, me ambicie e parime firmato dhe me ide shumë të qarta në kokë, u ngrit si një yll në krijim. U ngrit pikërisht nga ky hi që diti ta mbajë të ngrohtë edhe atëherë kur erërat e acarta e përshkruan tejpërtej. Nga një figurë që e votuan vetëm 25 për qind e shqiptarëve, në një fitues të veshur plot triumf. Nga një humbës betejash, në vitin më të mbrapshtë në historinë e Shqipërisë, në një fitues i luftës më të madhe në historinë e jetës së tij. Dhe mbi të gjitha se çfarëdo, Berisha fitoi një bast të vënë me askënd, por vetëm me veten: Të rikthehej në pushtet me një kurorë lavdie si ajo e vitit 1992, kur shqiptarët i besuan më shumë se Presidencën. I besuan titullin e nderit “Njeriu që solli demokracinë”. Nesër Sali Berisha mbush 61 vjeç. Është në krye të ekzekutivit, drejton timonin e një qeverie që natyrisht në mos një mal, ka përpara një kodër. Në mos një det, një liqen. Por, Berisha ka treguar se malet e detet sado të thepisur e të lartë, sado të thellë e të paanë, di t’i kapërcejë. Deri më sot ka dhënë jo pak prova. Dhe këtë e dinë mirë socialistë e demokratë. Një ditëlindje pa shumë shkëlqim Nëse Berisha do të kishte ndonjë arsye të madhe për të festuar me madhështi ditëlindjen, duhet të ishte ky përvjetor. Ka drejtuar fitoren e pushtetit pas tetë vjetësh në opozitë. Një megapremtim që e ka mbajtur përpara elektoratit. Ka bërë që kreu socialist, Fatos Nano, të japë dorëheqjen nga kreun i Partisë Socialiste dhe mbi të gjithë të zgjidhet në krye të ekzekutivit. Por për Berishën, fitorja e bastit nuk do të thotë një dëshirë e shfrenuar për të festuar hareshëm. Apo edhe më keq akoma: të flejë mbi dafina. Njerëz pranë tij thonë se ai vazhdon punën me më shumë intensitet edhe se kur ishte në opozitë. Vazhdon të mos njohë kafet dhe lokalet e Tiranës. Nuk njeh shumë orë pushim dhe veten e privon nga ato që shumë kolegë dhe “isha” i kishin me shumicë. Ja edhe këtë ditëlindje. Brenda për brenda familjes, me gruan, fëmijët dhe mbesat dhe ca tringëllima gotash, nga një gllënjkë verë dhe asgjë më shumë. Po përse? Ky është Berisha. Kënaqet me këto gjëra dhe peshorja i anon më shumë nga puna së cilës i përkushtohet pa fund. I vjetër mes të rinjve Nesër Berisha mbush 61 vjeç. Një moshë që, pavarësisht të qenit aktiv të natyrës së tij, është e kaluar. Por shprehja se një njeri është aq sa ndihet dhe jo sa është në të vërtetë, vlen shumë për shembullin Berisha. Shtoi kësaj edhe mbledhja rreth vetes e një takëm ministrash, bashkëpunëtorësh dhe shumë këshilltarëve të një moshe që nuk e kalon mesataren e 30-tave, tregon rinovim të tij. Dhe duke punuar me këtë moshë, s’ka se si të mos ndihesh i tillë. Ja të shikojmë moshat që rrinë rreth tij. Shumica kanë studiuar në universitetet më në zë të Evropës dhe botës. Dhe për më tepër nuk kanë asnjë lidhje me komunizmin. Ja të marrim ca shembuj shpejt e shpejt. Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, në vitin 1990 ka qenë vetëm 19 vjeç. Aldo Bumçi, 17 vjeç. Arenca Troshani, 18 vjeç, Sokol Olldashi, 18 vjeç, Ilir Rusmajli, 19 vjeç. Këta përbëjnë një pesë e stafit ministror. Por është edhe një staf tjetër edhe më i afërt, ai i këshilltarëve që janë edhe më të rinj. Kështu, drejtoi i Marrëdhënieve me Publikun, Ermal Hasimja, është vetëm 30 vjeç, Adri Nurellari është 29 vjeç, Bardhi Kadilli, 30 vjeç. Kështu, Berisha me këtë rinovim ka bërë dy punë: edhe largimin nga reminishenca e të shkuarës, por edhe një përzierje të stafit që ka një përvojë me të rinj që sjellin një frymë të re në punë. Njeriu i ditës së gjatë Sa e sa gazetarë e sa e sa shkrime kanë pasur për bazë axhendën ditore të Sali Berishës. “Jam njeri i ditës së gjatë”, mund të jetë shprehja që ai e ka përsëritur më shumë se çdo tjetër. Dhe Berisha me të vërtetë i krijon avantazhe vetes me ca orë më shumë punë se çdo njeri tjetër. “Me këtë kohë të fituar mund të bësh punë më shumë”, thotë ai. Në biseda të ndryshme, Berisha mësohet të ketë thënë se fle vetëm gjashtë orë në ditë. Në fakt, rezulton se njerëzit më të mëdhenj në historinë e botës nuk kanë fjetur më shumë se kaq. Dhe më i rëndësishmi për mjekun politikan është gjumi, të cilin jo rrallëherë thotë se e bën të qetë dhe pa ëndrra. E derisa këtë punën e ëndrrave e thotë, duhet të jetë vërtet, por ama një gjë e dimë mirë të gjithë, se sa e sa politikanë të tjerë kanë për protagonist në ëndrrat e tyre pikërisht Sali Berishën. Hobet e Berishës Një pjesë e njerëzve thonë se ai nuk ka shumë hobe. Por ec e pyete vetë njëherë Berishën çdo të thotë. A nuk ka më mirë për një njeri që hobin më të madh ka librin? Dhe ky është një avantazh shumë i madh për të. Nga fjalimet që bën, nga frazat që përdor, nga artikulimet që hedh në tregun e politikës, Berisha mund të jetë pa frikë nga politikanët që lexojnë më shumë. Frazat e tij të famshme: kriptokomunistë, kleptokratë, malavita, klani i Zemunit, e të tjera, nuk mund të thuhen e shprehen pa lexuar vetë. Dhe Berisha vazhdon të prodhojë fraza në betejën politike. A mund ta besojë kush se Berisha ka hob verën e kuqe. Jo që jo. Por e vërteta është e vërtetë. Berisha, natyrisht, nuk është pijedashës apo pijetar. Por të afërm të tij thonë se në shtëpinë e tij përherë ka pasur vera nga më të mirat. I zgjidhte për merak, pavarësisht se vetë merrte prej tyre vetëm ndonjë gllënjkë. Ndershmëria Nëse dikush pyet se cila është arma më e fortë e Sali Berishës, edhe armiqtë e tij do thoshin ndershmëria. Vetëm pak ditë më parë, kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack nga Brukseli, tha se ne tashmë do punojmë me një njeri të ndershëm dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duket qartë se sa është lodhur Pack së punuari me shqiptarët e korruptuar. Dhe kjo për Berishën nuk është pak. Fjala antikorrupsion që ai ka pasur si refren jo vetëm gjatë fushatës, por edhe më parë, hyn pikërisht në këtë pjesë të karakterit që vetëm dhe shumë pak të tjerë në komunitetin e politikanëve e zotërojnë. Nga Tropoja në Tiranë I lindur në një fshat të thellë verior me emrin Vuçitol, jo çdo kush nga fshati i Tropojës mund të ketë fatin e Sali Berishës. Por djaloshi i gjatë dhe me një zell të huazuar nga të parët e tij, ka ditur të kapërcejë fshatin dhe rrethin e tij vetëm me zotësi. Me zotësi fitoi bursën për në shkollën e mesme në Tiranë. Me zotësi fitoi të drejtën për në universitet dega Mjekësi dhe me studime shkëlqyeshëm dhe me zotësi filloi punë si pedagog dhe kirurg në spitalin e kryeqytetit. Ishte po ai që në vitet ‘80-të fitoi një të drejtë specializimi në Francë, një luks i jashtëzakonshëm për atë kohë, por që i riu tropojan e fitoi vetëm e vetëm nga vlerat e tij personale pa i bërë kush favore. Dhe jeta e tij si në komunizëm dhe në demokraci ka qenë vetëm luftë dhe beteja përmes zotësisë. Kështu nisi edhe në vitin 1990, kur së bashku me kolegë dhe studentë iu avit demokracisë, duke përmbysur një sistem që përherë e quante me gjakatarin në botë. Po ashtu, në zgjedhjet e para parlamentare dhe kur u zgjodh President i Republikës. Dhe Berisha përherë ka ditur të ruajë thelbin e tij, pa dalë asnjëherë nga beteja. Edhe në ato ditë të vështira kur përplasja politike, kur akuzat dhe balta e hedhur mbi të ishin aq negative që çdokush tjetër mund të kishte marrë vendime për të ikur nga politika. Por ai kurrë nuk e bëri këtë. As në vitin 1997 kur e braktisën të gjithë dhe kur u fut në Partinë Demokratike, në atë anije që fuste ujë nga të katër anët. Tani ai është kryeministër dhe i duhet të fitojë edhe një betejë të fundit politike: Që di të bëjë një qeveri në shërbim të popullit dhe në dietë, siç e ka etiketuar ai. Sëmundja E ku ishte parë që Sali Berisha të rrinte një javë pa dalë nga shtëpia. Po ja që sëmundja është sëmundje. Po ja që edhe ai njeri është dhe prej mishi e kocke. Me të vërtetë që këtë herë Berishës i ka ardhur inat me veten. Kur kishte vetëm një muaj që mori detyrën e kryeministrit, një grip ia mposhti vullnetin dhe rezistencën duke e lënë një javë jashtë zyre. Disa ditë në shtëpi duhet të kenë qenë jo më të mirat e jetës së tij. Madje, apartamentin e ktheu në një zyrë të dytë kryeministrore. Aq sa sekretarët dhe këshilltarët i shkonin çdo orë për të firmosur shkresat dhe materialet. Por kjo nuk zgjati shumë dhe riaftësimi që bëri në klinikën “Ikeda” në Tiranë, nga dy mjekët kolegë të tij, Fedhon Meksi dhe Elez Selimi, bënë që të rikthehej në punë. Familja Të gjithë thonë se Sali Berisha ka një familje shembull. E nisim nga bashkëshortja, Liria. Një zonjë-grua siç e cilësojnë të gjithë. Mjekja pediatre vazhdon të punojë në ambulancën e lagjes “Brrakë” në Tiranë, që nga koha kur Saliu ishte një mjek i thjeshtë, më vonë pedagog, kryetar i PD-së, president, në opozitë dhe tani kryeministër. Në 36 vitet e martesës me burrin e saj, kjo grua ka dhënë shembullin më të mirë. Edhe tani që zyrtarisht njihet me protokoll si First Lady, Liri Berisha e largon veten nga të tilla benefice. Vazhdojmë me të bijën, Argitën, një vajzë model që tani jeton në Kosovë me bashkëshortin e dy vajzat dhe punon për UNMIK-un. Po ashtu edhe Shkëlzeni, djaloshi që mbaroi Fakultetin Juridik në Tiranë dhe tani studion në Bruksel për master në Jurisprudencë. Miq të tij thonë se edhe pse larg, ai vazhdon ta ndjekë aktivitetin e të atit dhe nëpërmjet e-mail-it komunikon vazhdimisht me të. Thënie të bujshme të Berishës Kabineti qeveritar do të jetë një kabinet i ngushtë dhe efecient. Do të jetë një qeveri në dietë Ministrat t’u japin qytetarëve numrat e telefonit të institucioneve dhe numrat personalë e të flasin me ta për problemet e tyre Askush nuk interesohet për zyrat elektorale dhe hapen vetëm kur vjen Nano. Kësaj i thonë kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë më”. Unë jam njeri i ditës së gjatë dhe dita e gjatë të jep avantazhe të bësh më shumë punë se të tjerët. Ditën e tre korrikut do ta thërras rivalin tim dhe të dy së bashku do të këndojmë këngën ‘Vinçero’ Gjyzlykët tuaj nuk i kapin kurrë bizneset e vogla, ju merreni vetëm me monopole | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: biografi............ | |
| |
| | | | biografi............ | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|