Ersiljano Administrator
Gjinia :
Horoskopi :
Postime : 189
Piket : 454
Reputacioni : 7
Ditlindja : 04/07/1993
Data e hyrjes : 11/07/2009
Age : 31 Location : Erseke
| Titulli: Qirjako: Struga do t’i japë formë Gramozit Mon Aug 03, 2009 10:21 am | |
| Trajneri kolonjar mendon se ekipi duhet përforcuar edhe me disa elementë cilësorë Ndërkohë që Gramozi po bën fazën përgatitore në Strugë, presidenti Mustafa Taçi mund të vizitojë këto ditë ekipin për të parë gjendjen aktuale. Mësohet se këtë vizitë ai do ta bëjë edhe për faktin se kërkon të mbyllë përfundimisht kontratat me të gjithë futbollistët që ka përzgjedhur trajneri Qirjako. Me presidentin Mustafa Taçi do të udhëtojnë për në Strugë edhe 3 futbollistë të tjerë, njëri prej të cilëve është portier. Emrat do të bëhen të ditur, kur ata t’i bashkohen ekipit dhe të kenë marrë përlqimin e trajnerit Ilir Qirjako. Pas seleksionimit të fundit, vetëm 22 futbollistë kanë mundur të nënshkruajnë me presidentin Taçi për të luajtur me Gramozin sezonin e ardhshëm. Natyrisht që në Strugë do të rritet ngarkesa e stërvitjes, gjë që e ka thënë edhe trajneri Qirjako para nisjes: “Tri javët e stërvitjes në Ersekë ishin të karakterit fizik dhe ambientues për futbollistët, të cilët vinin nga pushimet. Në Strugë do të fillojë stërvitja e vërtetë, me ngarkesë më të madhe për futbollistët e seleksionuar. Nga 40 të grumbulluarit, 22 prej tyre janë në dispozicion. Vështirësia në seleksionim nuk ishte e madhe, sepse të përzgjedhurit kanë bërë diferencën.” Emrat e të përzgjedhurve janë titullarët e sezonit që shkoi, si dhe përforcimet e fundit: Rustemi, Sadiku, Toçi, Semina, Hyseni dhe Kukaj. Ajo që e shqetëson më shumë trajnerin Qirjako në këtë moment, është mungesa e brazilianit Da Silva, i cili nuk është bashkuar me ekipin. Gjithashtu, trajneri i kolonjarëve e sheh të nevojshëm përforcimin e Gramozit me futbollistë të tjerë, pasi dëshiron sa më shumë konkurrencë brenda grupit. “Ky sezon do të ketë më shumë ndeshje, prandaj duhen shumë futbollistë për ta përballuar me sukses”, - thekson Qirjako. Nga burime pranë stafit teknik, pritet të bëhen edhe 4 përforcime, por emrat nuk zbulohen. Kështu, gjatë ditëve strugane, pritet që Gramozi të marrë formën përfundimtare. Stërvitja po bëhet me 2 seanca në ditë, ndërsa trajneri Qirjako ka planifikuar edhe ndeshje kontrolli. | |
|